Paqsor Hajdini, babai i një prej personazheve të njohura në internet, por dhe në televizion, Genard Hajdini, ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare. Newsbomb.al mëson se ditët e fundit kanë qenë të vështira për Paqsorin, pasi kishte rënë në gjendje kome.
Nuk i vajtën dot në v*rrim! Halla e Genardit zbulon detajet e dh*mbshme, ja cfare po u ndodh ne spital

Ai ishte shtruar në Reanimacionin Qendror të QSUT, por pavarësisht përpjekjeve disa ditore të mjekëve, ai ka mbyllur sytë përgjithmonë më 9 Tetor.
Motra e tij, Elida Prenika Hajdini dha lajmin e trishtë, ndërsa falenderoi mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” për kujdesin dhe humanizmin, pavarësisht gjendjes së rënduar të Paqsorit. “Ikja e tij la boshllëk të madh në zemrat tona dhe dhimbje të thellë që s’ka fjalë ta përshkruajë”, shkruan motra e të ndjerit.
Sakaq, mësohet se familja Hajdini ndodhet në momente të vështira, pasi edhe dy fëmijët e Paqsorit janë në spital. Genardi, ndodhet në Shërbimin Infektiv, kurse motra e tij Sonida është shtruar në QSUT.
“Familja e të ndjerit Paqsor Hajdini shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë ndaj stafit mjekësor të Reanimacionit Qendror të QSUT, për përkushtimin, kujdesin dhe humanizmin që treguan në çdo moment të trajtimit të tij, edhe pse ai ndodhej në gjendje kome të thellë dhe fundi i jetës së tij dihej.