Në emisionin “Breaking” në Top News, avokati i njohur Ervin Karanxha ka folur gjerësisht për sigurinë në ambientet gjyqësore dhe masat që duhen marrë për personat me rrezikshmëri të lartë — ndër ta, edhe për rastin më të komentuar të momentit, ekstradimin nga Dubai të reperit dhe personazhit të TikTok-ut, Cllevio Serbiano.
Rrezikon jetën në burg” – zbulohen detaje të reja për Cllevio Serbiano pas ekstradimit nga Dubai!

Avokati pranoi se Cllevio ndodhet aktualisht në ambientet e paraburgimit (IEVP) dhe se institucionet duhet të garantojnë mbrojtjen e tij, pasi ai vetë ka pretenduar se i rrezikohet jeta për shkak të konflikteve të shumta që ka pasur me persona të ndryshëm në të kaluarën.
Këto kanë qenë konflikte të ndryshme që kemi parë më herët. Cllevio është ekstraduar dhe ndodhet aktualisht në ambientet e IEVP-së. Për shkak se ai ka ngritur pretendime se i rrezikohet jeta nga persona me të cilët ka pasur konflikte në të kaluarën, duhen marrë masa për të garantuar siguri maksimale,” — deklaroi Karanxha.
Sipas tij, duhet të ndërhyjnë organet e burgut për ta mbrojtur, madje edhe duke kufizuar ajrosjen nëse është e nevojshme, për të shmangur çdo përplasje apo sulm të mundshëm.
Ai është një reper i njohur, falë aftësive të tij artistike, por ka qenë shpesh i përfshirë në konflikte të ndryshme. Duke qenë i izoluar, është e rëndësishme të krijohen kushtet e nevojshme për ta mbrojtur.
Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë edhe i pafajshëm, ndaj trajtimi i tij duhet të jetë në përputhje me të drejtat e njeriut dhe sigurinë e nevojshme.”
Cllevio, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Dubai në Tiranë, pritet të përballet me disa akuza të hapura në Shqipëri, përfshirë shkeljen e masës së arrestit dhe konfliktet publike me persona të njohur, si dhe deklaratat e forta që ka bërë në rrjete sociale.