Dosja “Narco-Rama” për të, qeveritarët e tij, bordin e tij kudo nëpër institucione qendrore, bashkiake, drejtësi, polici, biznes, medie, ka trokitur në Kryeministri. Duket se keni mbërritur në udhën njëkalimshe: Dalje. Zhveshja ka nisur. Ramaduro është damkosur. Dosja është shokuese. Nuk është vetëm një kopje.
Kanë ndodhur ngjarje domethënëse. Ka tre ikje të mëdha, shëndetësore dhe rastësore në Këshillin e Ministrave. Tre emra të rëndësishëm dhe në të afërt të Ramës. Persona me dijeni e besnikëri të dukshme
Endri Fuga
“Zhdukja” e parë ishte “gebelsi” i propogandës, dora e kudogjendur e shtypit, Endri Fuga. Në Indonezi larg thonë legjendat urbane. Përfshirja në interesa e emrit të tij, nuk ka munguar.
Engjëll Agaçi
Më pas një ndërhyrje mjekësore në Itali, ndodhi Engjëll Agaçit. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Njeriu rreth të cilit ka shumë errësirë në ngjarje brenda dhe jashtë godinës. Në ekonomi, sidomos në drejtësi e jo vetëm. Kujtojmë Bechettin, apo Artur Shehun si sugjerim për gjeneralin italian Fabrizio Lisi të arrestuar e akuzuar si njeri i Ndranghetës, apo punësimi bashkë me shefin i agjentit rumun, Florian Coldea akuzuar për lidhje me Sinaloa. Një pamundësi shëndeti përdori për ikjen e butë ndonëse relaksohet rrotull me ziafetet e zanatit të ri e të vjetër
Vali Bizhga
Shefja e kabinetit të qeverisë së Ramës. Ndoshta njeriu më besnik i KM nga koha e tij në Bashkinë e Tiranës. Ajo u largua me 30 shtator 2025. Ndër njerëzit e rrallë bashkëpunëtor të tij, e papërfolur për asnjë aferë. Asnjë akuzë ndaj saj as institucionale as mediatike. Arsyet e përmendura nga zyra e KM ishin shëndetësore. Ndoshta. Por gjithnjë ka diçka të pathënë, të thënë me ikje.
Ambasada USA
Në fund të gushtit 2925 datë 29, në Kryeministri ka qenë në një vizitë më të shkurtërën ndoshta të kryer ndonjëherë e ngarkuara me punë Nency VonHorm. Vetëm 20 minuta. Asnjë fjalë se është takuar me Ramën.
SPAK
Ngjajnë rastësore por lidhen në tekst e kontekst. Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e zhvilluar në Nashville, Tennessee, në datat 26-28 gusht
Ndërsa me 2 dhe 3 shtator drejtuesi i SPAK zoti Dumani zhvilloi takime në Washington D.C. “me fokus bashkëpunimin mes Strukturës së Posaçme dhe agjencive ligjzbatuese amerikane në luftën ndaj organizatave kriminale ndërkombëtare, të trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe pastrimin e parave. Javën e parë të shtatorit Dumani takoi prokurorët specialë të Malit të Zi dhe Serbisë, për të njëjtin objekt beteje kundër drogës e krimit të organizuar. Burimet bëjnë me dije se “Pakoja amerikane” antinarcos është Rama.
“Soros”
Donald Trump e ka shpallur Klanin “Soros” organizatë financuese të organizatave terroriste. Hetimi është kudo ata janë shtrirë. Rama është një ndër “vëllezërit” e Aleksit. Ishte dasmor i tij. Zëdhënës i tij me barcoletat anti-Trump nëpër takime në Evropë. Përpjekjes për ti rrëshkitur klanit pas fitores së Trump dështuan. Ata nuk e lanë. Vazhdojnë ta përdorin. Si në vizitën e fundit të bashkiakut majtist në ikje Eric Adams vizitor 4 ditë në Shqipëri. Nicolas Maduro individi që ktheu vendin e tij, Venezuelën, në narkoshtet është “vëllai” tjetër i Ramës në kthimin e Shqipërisë në Narcoshtet. Ai ofroi gjithë pasuritë natyrore e nëntokësore për kompanive amerikane në këmbim të qëndrimit në pushtet. Refuzimi i Trump është kategorik. Luftë karteleve narko-terroriste maduriane. Po Rama?! Ofertat e tij ishullore nuk mjaftojnë as nuk pranohen. Koha e blerë nuk mjafton. Do përpiqet të zgjasë agoninë duke shitur ministrat. Sipas radhës dhe afërsisë. Bëri humor me Trump me Macron e Aliev për një alibi se më godasin për inate leksikore. Fërkohet me Soros papushim për t’u viktimizuar si i goditur nga kjo afri. Sajon enverizma për nder diktatorit për të ndërtuar pretekste larg shkaqeve.
Por..
Por..
Dosja është aty. SPAK nuk do ketë luhatje as dilema. Muzika ka ndryshuar. Sherifi i ri në qytet kërkon pastrim. Jo vetëm në njërën anë…