Sulmi “flakë” kundër Serbisë! Ja formacioni befasues i Shqipërisë, zbulohet SKEMA

Kombëtarja do të luajë sot një ndeshje shumë të rëndësishme për një kualifikim në Botëror.

Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në Leskovc, aty ku vetëm fitorja do të bënte punë për kuqezinjtë, ndërkohë që çdo rezultat tjetër, thuajse shuan ëndrrat tona për një vend në Botëror. Silvinjo ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore megjithatë ka ende pak dilema sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë.

Në portë mbetet titullar Strakosha, i cili do të ketë në mbrojtje Hysajn nga e djathta e Mitajn nga e majta, teksa në qendër do të jetë dyshja Ajeti-Gjimshiti.

Në mesfushë, Silvinjo ka preferuar të ulë në stol Ramadanin dhe vendin e tij, pritet ta zërë Qazim Laçi i cili do të rreshtohet së bashku me Shehun dhe Asllanin. Pa dyshim që sulmi do ti besohet sulmuesit të “flaktë” Mirlind Daku i ndihmuar nga Broja në të djathtë dhe me shumë mundësi, Uzuni do të jetë titullar nga e majta. Për këtë pozitë, ka një balotazh mes beratasit dhe Nedim Bajramit, megjithatë Uzuni është më i avantazhuar.

More posts