Veliaj, siç duket, po denoncon në lidhje me korrupsionin e lartë në qeverisjen e Partisë Socialiste.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është i arrestuar me akuzën për korrupsion nga SPAK.
Veliaj, siç duket, po denoncon në lidhje me korrupsionin e lartë në qeverisjen e Partisë Socialiste.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është i arrestuar me akuzën për korrupsion nga SPAK.
Por ndërkohë po ndihet një konflikt i brendshëm në strukturën e lartë të Partisë Socialiste. Dhe kjo sepse Veliaj, siç duket, ai po denoncon në lidhje me korrupsionin e lartë në qeverisjen e Partisë Socialiste.
Sepse është tronditur i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror.
Të shohim se çfarë do te thotë SPAK në lidhje me këtë që po ndodh. Por gjithsesi kështu ndodh dhe ka ndodhur gjithmonë në krimet shtetërore të korrupsionit dhe shitjes së interesit kombëtar.
Sigurisht që duhet të kuptohemi se inatet e brendshme individuale në një konflikt të brendshëm të një partie në pushtet politik, nuk janë prova gjyqësore. Por këto sjellin në fakt, dhe kanë sjellë gjithmonë, krizat e brendshme edhe në partitë politike në Evropë.
Por ne nuk e dimë se cilin ka akuzuar Erion Veliaj si shkaktari që SPAK ka filluar procesin penal kundër tij.
Por, gjithsesi na duhet të theksojmë se kjo është një çështje që hetohet nga SPAK, dhe prandaj është e sigurt që ndërhyrjet e jashtme apo interpretimet mediatike, nuk kanë fare vlerë juridike për një akuzë penale të këtij lloji.
II.
Na duhet të theksojmë se akuzat për krimin e korrupsionit bëhen me denoncime vetëm në SPAK; gjithë të tjerat që dalin në media për klikime apo inate personale, nuk janë prova gjyqësore për një krim, sepse akuza penale për një vepër kriminale është shkencë profesionale që ka të bëjë vetëm me atë që quhet provë gjyqësore.
Prandaj kjo është arsyeja që ligjërisht, një krim, duhet të denoncohet vetëm në organin hetimor të njohur me ligj dhe të kontrolluar në mënyrë kushtetuese dhe profesionale.
Gjithë të tjerat janë vetëm fjalë.
Dhe të gjithë ata që janë marrë me filozofi duhet ta kenë parasysh se, prova gjyqësore, në thelbin e saj filozofik, është e barabartë me procesin e njohjes, që është pjesa më e vështirë e filozofisë.
Prandaj, në lidhje me një akuzë penale është shumë e vështirë që të flasësh për provën gjyqësore penale jashtë konceptit juridiko-penal.
Dhe prandaj kjo akuzë gjyqësore vjen e përqendrohet vetëm te prova, sepse pikërisht këtu qëndron dhe thelbi i fajësisë dhe i pafajësisë që duhet të reflektojë me vendim gjyqësor në një proces gjyqësor penal.
Por ne nuk mund të mendojmë se SPAK e ka arrestuar Erion Veliaj pa prova gjyqësore.
Prandaj jemi duke pritur të dëgjojmë procesin e tij penal.
Por në të njëjtën kohë na duhet të vëmë në dukje se arresti për një figurë politike të këtij niveli në Shqipëri, deri më tani është dukur si i pamundur. Por ja që ndodhi.
Dhe na duhet të theksojmë se po kuptohet që me arrestin e ushtruar ndaj Erion Veliajt, tani mendohet se për të korruptuarit e lartë në Shqipëri, gjithçka mund të ndodhë.