Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës ishte një nga ngjarjet më të rënda në sistemin gjyqësor në historinë e Shqipërisë.
E bujshme! Rrjeti u cmend duke mbështëtur vr*sësin, ja sa vite b*rg rr*zikoni sipas Kodit të ri Penal

Gjyqtari u vra nga Elvis Shkambi, familja e të cilit ishte palë në një proces gjyqësor për një konflikt pronësie prej vitesh.
Por teksa ngjarja në vetvete tronditi mbarë opinionin publik dhe bëri jehonë edhe në shtypin e botës, në rrjetet sociale në vendin tonë shpërtheu një valë histerie duke justifikuar hapur veprimin e autorit që vrau gjyqtarin
Shumë komentues në mediat dhe rrjetet sociale shprehën përkrahje të autorit të vrasjes, duke e justifikuar veprimin kriminal të tij me argumentin se gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar dhe zvarrit çështjet duke i shkaktuar dëme qytetarëve.
Por në draftin e Kodit të ri Penal që është ende në konsultim, është përfshirë edhe një nen që dënon pikërisht mbështetjen e kryerjes së një krimi, ku përfshihen edhe komentet apo thirrjet në rrjetet sociale.