Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, në një lidhje direkte me studion e “Breaking” nga Xhoi Malësia, në Top News, tregoi se si po e përballon ish-Presidenti kohën në burg, gati një vit pas arrestimit.
Durimit i erdhi fundi! Pa shpresa lirie, Ilir Meta po bën dicka në B*RG që do të tr*ndisë POLITIKËN shqiptare!

Avokati i Metës është shprehur se libri që do publikojë ish-presidenti do të trondisë politikën shqiptare.
“Është duke shkruar edhe një libër mbi angazhimet e tij gjatë 35 viteve të fundit. Do të jetë një libër që do i zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare dhe do ta trondisë atë. Meta po hedh kujtimet e veta, veprimtarinë e tij politik në një libër. Zoti Meta do jetë Konti MonteKristo i politikës shqiptare”, shtoi avokati.
Kujtojmë se Ilir Meta ndodhet i arrestuar që prej 21 tetorit 2024.
Lexo edhe:
Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë
PD zgjodhi kandidatin për bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma: Kam ndjenja të thella në udhëtimin tim drejt idealit.
SPAK mbylli hetimet për dosjen ‘Meta’ më 28 korrik, ndërsa e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një; aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.