Lajmi, në pamje të parë, është thjesht një njoftim zyrtar policie. Një ekstradim më shumë. Por problemi është se nga Dubai nuk ekstradohet askush kaq lehtë, e aq më pak për “përndjekje” në rrjete sociale.
Sk*ndali që fshihet pas ekstradimit të Clevios! Cili eshte nderi qe duhej paguar? Dalin detajet e renda

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio. 39 vjeç, i dënuar më parë për “largim nga vendi i qëndrimit” dhe i akuzuar për “përndjekje” ndaj shtetasit R. R. dhe familjarëve të tij.
Nëse dikujt nuk i kujtohet kush është R. R., është më mirë të thuhet drejt: bëhet fjalë për reperin Rigels Rajku, alias Noizy.
Dhe e gjitha ndodh pikërisht pas fushatës zgjedhore, pas një periudhe kur Noizy doli hapur në krah të Edi Ramës, këndoi këngë të fushatës dhe u bë zëri rinor i Partisë Socialiste. Në këtë vend, rastësitë janë gjithmonë të programuara.
Kur interesi përputhet me ndonjë “nder”, gjithçka ecën shpejt. Në Dubai s’kanë guxuar të prekin njerëz që kanë vjedhur me koncesione, me dogana, me energji, me rrugë. Por për një konflikt mes dy reperësh, që kthehet në lojë show e “prestigji”, shteti shqiptar papritur bëhet i papërmbajtshëm.Dhe sa herë që ndodh kështu, humbet një copë tjetër e besimit në drejtësi. Sepse kur ekstradimet kthehen në dhurata, drejtësia pushon së qeni drejtësi dhe bëhet instrument për hakmarrje të personalizuar.