Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, përgjigjet Celibashi dhe merr VENDIMIN final…

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dha verdiktin e tij pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese një ditë më parë.

KQZ ka ndërprerë dhe pezulluar çdo veprim dhe përgatitje për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Celibashi theksoi se më 9 nëntor në bazë të dekretit të presidentit, do të shkojnë në zgjedhje të pjesshme 5 bashki, Berat, Vlore, Cërrik, Tepelene dhe Mat.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dje, KQZ ka ndërprerë dhe pezulluar çdo veprim dhe përgatitje për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhje në 5 bashki, Berat, Vlore, Cërrik, Tepelene dhe Mat. KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi për përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë”, tha Celibashi.

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhje të pjesshme në Bashkinë Tiranë.

More posts