Një avion pasagjerësh i Ryanair ishte vetëm gjashtë minuta larg mbarimit të karburantit përpara se të bënte një ulje emergjente në Manchester. Incidenti ndodhi më 3 tetor kur fluturimi nga Piza drejt aeroportit Prestwick të Glasgout lëshoi një sinjal emergjence për mungesë kritike të karburantit.
U nis nga Italia! 6 minuta larg tr*gjedisë, avionit RyanAir i mbaron karburanti në ajër

Avioni u detyrua të devijonte drejt Mançesterit për një ulje emergjente, ndërsa stuhia e fuqishme “Amy” godiste Britaninë me erëra që arritën deri në 100 milje në orë.
Fluturimi FR1194, i operuar nga kompania partnere Malta Air, u përball me disa tentativa të pasuksesshme për ulje, fillimisht në Prestwick dhe më pas në aeroportin e Edinburgut përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Manchester, pothuajse dy orë pas përpjekjes së parë për ulje.
Sipas raportimeve, avioni kishte mbetur me vetëm 220 litra karburant në rezervuar në momentin e uljes, një sasi që mjafton vetëm për 5 deri në 6 minuta të tjera fluturim. Kjo e çon avionin shumë pranë shifrës së “rezervës minimale të detyrueshme” për fluturim të sigurt, që për një Boeing 737-800 duhet të jetë të paktën 30 minuta karburant rezervë në çdo rast.
Një prej pasagjerëve në bord, Alexander Marchi, tregoi për gazetën Ayr Advertiser përjetimet e tij gjatë fluturimit dramatik. “Avioni bëri disa rrotullime para tentativës së parë për ulje, por u ngrit menjëherë. Herën e dytë ishim shumë pranë tokës, por u ngritëm me forcë sërish. Më pas na u komunikua se do të devijonim për në Mançester.”