Pas reagimit në rrjetet sociale, ku Florjan Binaj tregoi se do të kandidonte në Bashkinë e Tiranës, vrullshëm nisën të shpërndaheshin fotografitë e tij me Edi Ramën dhe Erion Veliajn vite më parë.
Dalja në krah të kryeministrit, Binaj e thotë troç : Ja sa Vite kam pa folur me Kryeministrin Edi Rama !

I ftuar në “Top Story”, me Ramën zbuloi se kishte 10 vite pa u takuar dhe pa folur, ndërsa për Veliajn u shpreh, se ia kishte “vjedhur” fotografinë.
“Foto me Ramën? Kemi dalë në 2013-tën. Në atë periudhë, një pjesë shumë e madhe thonin që Edi Rama është e vetmja zgjidhje për shpëtimin e Shqipërisë nga situata. Takimi i fundit ka qenë në vitin 2015-të në festën e Digitalb. Që në atë kohë as nuk e kam takuar më dhe as nuk kam folur më. Unë u zhgënjeva si të gjithë me atë që ndodhi“, tha Binaj.