Sipërmarrësi Gjergj Luca dhe analisti Ilir Demalia, kanë debatuar ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për oligarkët, konkretisht për Samir Manen.
Sipas Lucës, Mane nuk është oligark, por “burrë i mençur që bën lekë”. Ndërsa Demalia shpërtheu duke thënë se Mane është oligark që ka përfituar na pushteti dhe “ka shkatërruar vendin”.
Pjesë nga debati:
Rakipi: Edhe për ty thonë je oligark.
Luca: Unë kam qenë oligark, ma vodhën biznesin dhe nuk isha më. Isha nga oligarkët më të mëdhenj, kontrolloja jetën e natës, keshin, kazinotë, diskotekat, e me rradhë. I duheshin lekët e mia, më ranë, i gëzofshin… tan idola të peshku. Unë pas bishtit të peshkut, këta të merren me mua? Që çdo objekt me lekë gjaku duke marrë borxh në bankë. Bëj çdo punë me thonj, tallen me mua më thonë oligark.
Rakipi: Oligark peshku thonë.
Luca: Oligark je kur ke influencë në miniera dhe në naftë. Oligark këtu është vetëm ndërmarrja shtetërore e naftës, ajo nëntokë që është shfrytëzuar, në emër të politikës, ai është i vetmi oligark. Pastaj këta Çeti, Samiri, nuk janë oligarkët.
Demalia: Si nuk është Samiri oligark?
Luca: Ai ble dhe shet.
Demalia: O Luceeeee… Ai Samiri ka marrë Shqipërinë në dorë.
Luca: Ai është burrë i mençur që bën lek.
Demalia: Samiri ka marrë të gjithë, bregdetin, Riranën, Korçën. Edhe mua të ma japin… Pse ju ndakan Samir Manes gjithë pronat me vlerën më të madhe? Ti ke marrë pronë publike, e ke blerë, ke marrë një gërmadhë që po të ma jepte mua Rama, do të thosha po tallesh me mua.
Luca: Rama më ka dhënë jetën, nuk më ka dhënë gjë.
Demalia: Samir Mane nuk prodhon por ka bërë trafik influence me politikën. Të gjithë qeveritë kanë prodhuar këto. Samir Mane ka shkatërruar natyrën, ajo që ka bërë në Palasë është katastrofë. Tani edhe pyllin e Korcës… Ti e merr peshkun dhe e çon në Amerikë. Ky çfarë ka prodhuar? Më thuaj një prodhim të këtij.
Luca: Ore pusho! Ylli pyeti për oligarkinë. Mane ka qenë i mençur të gjejë gjuhën me ministrin, për të bërë kapanone, për të shitur në bregdet, hallall, ja hongsha zemrën. Tani vëlla i dashur…
Demalia: Ore pse sma jep mua?
Luca: Nuk je i zoti ta bësh ti.
Demalia: Pse ja jep Samir Manes dhe Samirëve të tjerë? Ik se më lodhe?
Luca: Të lutem më ndaj oligarkinë nga modeli i biznesit. Oligarkë nuk janë këta legena që blejnë dhe shesin.
Demalia: Nëpërmjet pushtetit.
Luca: Është i mençëm!
Demalia: Kush ia dha minierën e kromit? Dhe e shiti pastaj ai.
Luca: Këtu ka dy momente, një moment allishverishi, dhe tjetri çfarë ndërton një biznesmen dhe çfarë ndërton tjetri. Në filozofinë e Samirit është të bëjë lek.
Demalia: O Luce tani po na bën për budallenj ti ne…?