A ka pasur kontakte me Luizin pas Big Brother, Efi flet për komentet në rrjet rreth BBV

Edhe pse kanë kaluar tre vite nga Big Brother Vip Albania 2, Efi Dhedhes ka deklaruar se merr ende komente rreth personazheve me të cilët ka ndarë këtë eksperiencë.

Ajo tha në Canape në T7, se merr ende komente me mllef nga mbështetësit e Luizit, megjithatë theksoi se e quan shumë të bukur atë periudhë të jetës.

E pashë si të padrejtë që dola por kishte edhe stepje. Ka komente ka mllef akoma, jo për Oltën, për Luizin më shumë. Ka akoma njerëz që kanë ngelur para tre vitesh. Unë nuk kam mllef për njeri. Çfarë ka kaluar ka qenë shumë e bukur. Nuk e fshimë dot”, u shpreh Efi.

Pyetur nëse ka pasur kontakte me Luizin, ajo u përgjigj e prerë: Zero kontakte.

More posts