ZBARDHET VENDIMI: Përse Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në Tiranë?!

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot dekretin e presidentit të Republikës, Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, caktuar më datë 9 nëntor.

Në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr. 8577/2000. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve zbatimi i dekretit të Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e Tiranës, do të sillte pasoja të pariparueshme në drejtim të të drejtave të të zgjedhurit vendor (kërkuesit), për sa kohë çështja gjyqësore për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim”, thuhet në vendim e Kushtetueses.

Ka qenë Erion Veliaj, i cili ka ankimuar dekretimin e zgjedhjeve në Gjykatën Kushtetuese.

Pra, dekreti i presidentit është pezulluar dhe rrjedhimisht edhe zhvillimi i zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme në kryeqytet ose jo, do të vendoset më datë 31 tetor, ditë kur Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ankimimin e parë të Veliajt, ku kërkon shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra.

More posts