Hapet GoFundMe për Elvis Shkambin, Ja sa janë mbledhur deri tani !

Pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore, rrjetet sociale janë përfshirë nga një valë reagimesh që kanë tejkaluar çdo kufi.

Ndërkohë që shumë komente online kanë justifikuar apo madje edhe mbështetur aktin e dhunshëm të autorit Elvis Shkambi, është hapur edhe një faqe GoFundMe në ndihmë të tij dhe babait të tij, Gjon Shkambi, me sloganin “Support for legal rights for all”.

Fushata, e organizuar nga një familjar i tyre, Francesk Shkambi, kërkon mbështetje financiare për të siguruar “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të akuzuarit. Deri më tani, në platformë janë mbledhur mbi 8,600 dollarë nga synimi total prej 14 mijë dollarësh.

Në përshkrimin e nismës, ngjarja e përgjakshme paraqitet si “pasojë e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe dështimeve institucionale”, duke u përpjekur ta kthejë autorin e krimit në një simbol të “padrejtësisë shtetërore”.

Ky zhvillim ka ndezur edhe më shumë debatet në rrjet, me shumë përdorues që e konsiderojnë nismën si një përpjekje për të legjitimuar dhunën ndaj sistemit të drejtësisë.

More posts