Gjykata ka vendosur që tre personat e arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Në mesin e tyre janë autori Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj.
“‘Vuaj nga diabeti, nuk isha mirë me shëndet’ – ‘Kam njoftuar kancelaren’ – Zbardhet dëshmia e rojes që ishte prezent gjatë vrasjes së gjyqtarit Kalaja”

Koxhaj, në dëshminë e tij, ka deklaruar se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore dhe kishte kërkuar leje tek kancelarja për t’u larguar një orë para ngjarjes, për shkak të diabetit.
Seanca ndaj të arrestuarve u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura. Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, krim i ndodhur mesditën e 6 tetorit, si dhe për plagosjen me armë të babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, palë në proces.
Ai përballet me tre akuza të rënda:
Vrasje e funksionarëve publikë Vrasje në rrethana cilësuese kundër palëve të përfshira në proces, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake