A mbaroi lufta? Plani i Paqes nënshkruhet – ja çfarë pritet të ndodhë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një njoftim bombastik:

“Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë të Planit tonë të Paqes.”

Sipas Trump, kjo fazë përfshin lirimin e TË GJITHË pengjeve dhe tërheqjen e trupave izraelite në një vijë të dakorduar, si hap i parë drejt një paqes së fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme. Ai theksoi se të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë.

Trump e cilësoi këtë si:

“Një DITË TË MADHE për Botën Arabe dhe Muslimane, Izraelin, vendet përreth dhe SHBA-në.”

Ai falënderoi Katarin, Egjiptin dhe Turqinë për rolin vendimtar si ndërmjetës në këtë Ngjarje Historike dhe të Paparë.

Nga ana tjetër, një zyrtar i Katarit deklaroi se marrëveshja do të çojë në përfundimin e luftës, lirimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, si dhe hyrjen e ndihmave humanitare.

Nëse kjo marrëveshje zbatohet, Lindja e Mesme mund të hyjë në një epokë të re.

More posts