Ish ambasadori Agim Nesho, ka sqaruar “prapaskenat” e artikullit të tij, që u botua nga Fox News, ku kritikohet ashpër Edi Rama dhe pushteti i tij.
Agim Nesho tregon “prapaskenat” e shkrimit në Fox News: Më frymëzoi Çim Peka, Ramës i dogji…

Nesho deklaroi se fillimisht u frymëzua nga Çim Peka, pasi ai është i pari njeri që e ka quajtur Edi Ramën, “Ramaduro”, pra si Maduro i Venezuelës dhe pas Çim Pekës, këtë përcaktim e përdori edhe ambasadori në shkrimin e famshëm.
“Dua të them, që frymëzimi për këtë artikull ka qenë pikërisht, përcaktimi i Çim Pekës, “Ramaduro”, i cili është një përcaktim që i bëhet Edi Ramës për formën e një regjimi të instaluar në Shqipëri, që nuk është asgjë më tepër sesa regjimi i Maduros në Venezuelë. Në këtë kuptim, e kam shkruar edhe te Syri, rreth tre javë përpara, të njëjtin artikull, me disa diferenca të vogla. Ajo që u ka djegur shumë, sidomos regjimit, është përcaktimi që i bëhet udhëheqësit të madh global“, tha Nesho.