Policia e Tiranës ka njoftuar masa të rrepta sigurie në kryeqytet, në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, e cila do të mbahet më 8–10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve.
Kujdes shoferët! Bllokohen rrugët e Tiranës, ja akset dhe oraret…

Për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit, është hartuar një plan i posaçëm që parashikon bllokime të përkohshme të qarkullimit, si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët.
Zonat e kufizuara për automjetet janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin); Rruga “Gjergj Filipi”; Aksi që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin kryesor.
Ndërkohë për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.
Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025. Policia apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke i kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e efektivëve të rendit.