Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.
“E papritur nga Tirana! Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, jep lajmin që shqiptarët e Amerikës e prisnin prej vitesh!”

Vizita e tij, e shoqëruar me shumë kureshtje nga mediat, synon forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, me fokus të veçantë tek bashkëpunimi ekonomik, teknologjik dhe kulturor.
Gjatë deklaratës për mediat, Adams i dha fund spekulimeve për arsyet e ardhjes së tij, duke konfirmuar se ndër temat kryesore të diskutimit ishte krijimi i një linje të re ajrore direkte mes Tiranës dhe New York-ut, një projekt që, sipas tij, “do të afrojë më shumë shqiptarët e Amerikës me vendlindjen e tyre”.
“Faleminderit kryeministër për mikpritjen dhe për miqësinë tuaj. Shqipëria ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm. Nga një vend me pak drita rrugësh, sot është një qytet në zhvillim që po ecën drejt së ardhmes. Jam këtu për të forcuar lidhjet tona dhe për të sjellë më të mirën e New York-ut në Shqipëri,” – u shpreh Adams.
Vizita e tij shihet si një sinjal i fortë miqësie dhe një moment historik për marrëdhëniet Shqipëri–SHBA, veçanërisht për komunitetin e madh shqiptar në New York.