Momente prekëse në homazhet e Astrit Kalasë – fëmijët shpërthejnë në lot para Edi Ramës!

Një dhimbje e madhe ka mbuluar këtë të mërkurë Pallatin e Kongreseve, ku u mbajtën homazhet në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja. Të afërm, miq, kolegë dhe personalitete nga fusha e drejtësisë e politika i dhanë lamtumirën e fundit një figure që u shqua për përkushtimin ndaj detyrës dhe qytetarëve.

Në fytyrat e të pranishmëve lexohej qartë tronditja për humbjen e parakohshme të “Titit”, siç e thërrisnin me përzemërsi miqtë dhe familjarët. Pranë arkivolit qëndronte bashkëshortja e tij Valbona, e mbështetur te dy fëmijët e tyre, teksa me lot në sy falënderonte njerëzit që kishin ardhur për të nderuar kujtimin e bashkëshortit dhe babait të tyre.

Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ngushëlloi familjen dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja. Në librin e ngushëllimeve, Rama shkroi:

“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe – të rroni e ta kujtoni gjithnjë.”

Gjyqtari Astrit Kalaja do të kujtohet si një njeri i ndershëm, i përkushtuar dhe me integritet të lartë profesional, që deri në fund mbeti i lidhur ngushtë me drejtësinë dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

More posts