I ati iu vr* në krye të detyrës, fëmijët e Kalasë shpërthejnë në lot para Edi Ramës!

Të afërm, miq, kolegë dhe personalitete morën pjesë këtë të mërkurë në homazhet në nderim të gjyqtarit, Astrit Kalaja, duke i shprehur mirënjohjen e tyre të thellë dhe respektin një figure të përkushtuar ndaj drejtësisë, një magjistrati i cili mbyllej në zyrën e tij me orë të tëra për t’i shkuar deri në fund dosjeve dhe halleve të qytetarëve.

Në fytyrën e çdo njeriu që futej në Pallatin e Kongreseve lexohej qartë pikëllimi për ikjen e parakohshme të gjyqtarit Astrit Kalaja, ose të “Titit”, ashtu si dhe miqtë dhe familjarët e thërrisnin.

Pranë arkivolit qëndronte bashkëshortja e tij, shoqja e jetës dhe fëmijët e saj të cilët në këto momente kaq të rënda gjejnë forcë te njëri-tjetrit.

Nga fotot e postuara nga Edi Rama, Valbona, bashkëshortja e Kalasë shihet teksa qëndron e mbështetur te dy fëmijët e saj gjatë homazheve për nder të bashkëshortit dhe babait të tyre, teksa qajnë me ngashërim përballë kryeministrit.

Me lot në sy, shpirtin e bërë copë e çikë e të ndarë në mijëra pjesa ata kanë respektuar miqtë, kolegët dhe qytetarët e shumtë që morën pjesë në nderimet e njeriut të tyre të shtrenjtë.

I pranishëm në këto homazhe ka qenë edhe kryeministri Rama i cili ka shtrënguar duart me familjarët e gjyqtarit të ndjerë teksa ka lënë dhe një shënim në librin e ngushëllimeve.

“Një tragjedi me madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, shkroi Rama.

More posts