Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka komentuar në emisionin “Real Story” mbështetjen që Sali Berisha i ka dhënë aktorit Florjan Binaj për kandidaturën në Bashkinë e Tiranës.
“Ky s’është i pavarur, është i infiltruari i familjes Berisha!” – Ish-deputeti i PS-së bën deklaratën që po shpërndahet me shpejtësi në rrjet!

Koçi u shpreh prerë se Binaj nuk është i pavarur, por “i infiltruari i familjes Berisha”, ndërsa vlerësoi se PS ka zgjedhur kandidaten e duhur, Ogerta Manastirliun, për të drejtuar kryeqytetin.
“Të jesh kryetar i Bashkisë së Tiranës është një nivel shumë i lartë. Një parti e madhe duhet të ketë përfaqësues me përvojë politike dhe administrative, dhe Ogerta Manastirliu i plotëson këto standarde.
Kandidati që ka zgjedhur PD nuk është i pavarur, por i infiltruar nga familja Berisha. Ka qenë pjesë e televizionit të tyre. PD është dorëzuar, po kërkon dikë për të larë duart nga përgjegjësia e humbjes,” – deklaroi Koçi.
Sipas tij, “gara për Tiranën është e mbyllur”, pasi socialistët kanë një avantazh të qartë si në kandidaturë, ashtu edhe në mbështetje politike.