Atentat në mes të ditës! Pl*goset politikani shqiptar , dy autorë në arrati!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Komunën e Likovës dhe qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Kandidati dhe bartësi i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Likovë, Z. Sh., 43 vjeç, është plagosur pasditen e 7 tetorit në një atentat me armë zjarri.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:54, në një rrugë pranë ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku ndodhen edhe zyrat e policisë, gjykatës dhe postës.

Dy persona që lëviznin me një automjet kanë hapur zjarr në drejtim të 43-vjeçarit nga fshati Sllupçan i Likovës, duke e plagosur në parakrahun e majtë dhe gjurin e djathtë.

I plagosuri është dërguar fillimisht në Spitalin e Kumanovës dhe më pas është transportuar drejt Qendrës Klinike në Shkup. Drejtori i spitalit ka konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se punon si mjek në Klinikën e Pulmologjisë.

Prokuroria Publike njoftoi se një person është ndaluar në lidhje me sulmin, ndërsa autori kryesor mbetet ende në arrati. Hetimet po drejtohen nga dy prokurorë që ndodhen në vendngjarje, ndërsa sipas indikacioneve të para, ngjarja nuk duket të ketë motive politike, megjithëse çdo pistë po verifikohet.

Në një reagim të menjëhershëm, BDI e cilësoi atentatin si një “akt barbar dhune”, duke kërkuar reagim të shpejtë dhe transparent nga autoritetet për arrestimin e autorëve.

Në shenjë solidariteti, partia ka pezulluar të gjitha aktivitetet e fushatës për ditën e sotme dhe u ka bërë thirrje mbështetësve të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

More posts