“Tension, pasion dhe sekrete që shpërthejnë – çfarë paralajmëron Hëna e Plotë sipas Meri Shehut”

Meri Shehu paralajmëron: Hëna e Plotë në Dash do të trazojë gjithçka – Sekrete, vendime dhe përballje të forta këtë javë

Një javë e mbushur me emocione, tensione dhe zbulime të papritura na pret sipas astrologes Meri Shehu.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo parashikoi një periudhë ku Hëna e Plotë në shenjën e Dashit do të sjellë ndryshime të mëdha, përballje të forta dhe sekrete që dalin në dritë.

“Do të jetë një Hënë e Plotë e vështirë. Mund të ketë trazira shpirtërore dhe të fshehta që dalin në dritë e mund të turbullojnë marrëdhëniet në çift,” – u shpreh Meri Shehu.

Astrologia paralajmëroi se datat 6, 7 dhe 11 tetor janë më të ngarkuarat për energji të forta dhe përmbysje, për shkak të ndikimit të Mërkurit në Akrep dhe Plutonit në Ujor.

Sipas saj, ky konfigurim sjell “ndryshime të papritura, kriza ekonomike dhe vendime të rëndësishme për marrëdhëniet personale.”

🔮 Më me fat këtë javë janë Akrepët, që “mbajnë çelësin e thesarit”, ndërsa Demi, Virgjëresha dhe Peshorja duhet të tregojnë kujdes në dashuri dhe ekonomi.

Ndërkohë, Dashi, Gaforrja dhe Peshqit përballen me zbulime që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre.

More posts