Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e aktorit tjetër të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy vite më parë, edhe Juli ka qenë kandidat në Primaret e PD, por nuk u zgjodh nga lidershipi.
PD mbështeti Flor Binaj për Tiranën, Jul Deda “u përvishet” demokratëve: Kur…

“Thyerje tabush ne PD, e cila ka vendosur te mbeshtese nje aktor humori ne garen per bashkine e Tiranes. Sot po behet fakt, diçka qe para dy vitesh (ne primaret e 2023) ishte e tmerrshme te ndodhte, pikerisht kandidimi i nje aktori humori per kryetar bashkie. Mbaj mend, kur kandidova ne primare, nje funksionar i larte, adult dhe injorant aty, me tha: “nuk do shkojme ne bashki per gallate”. Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-se“, shkruan Jul Deda.
Aktori ka qenë një ndër mbështetësit dhe aktivistët e fortë të Partisë Demokratike, por për shkak të vendimeve të lidershipit dhe humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje, edhe Jul Deda duket se është distancuar nga kjo forcë politike.