Qeveria në detyrë i ndan nga 100 euro për studentë

Pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve loakle, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar një paketë mbështetjeje financiare për studentët.

Sipas tij, do të miratohet një vendim për ndarjen e 100 eurove për çdo student që plotëson kriteret, për të lehtësuar kostot që lidhen me fillimin e vitit akademik.

Ky vendim sipas Kurtit, synon që studentët dhe familjet e tyre të kenë mundësi të përballojnë më lehtë shpenzimet që vijnë me regjistrimin dhe fillimin e studimeve.

“Me rastin e fillimit të vitit akademik, do të miratojmë një vendim për ndarjen e 100 eurove për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet e tyre ta kenë më të lehtë përballimin e kostove që lidhen me fillimin e vitit akademik,” tha Kryeministri Kurti.

Ai theksoi gjithashtu se mbështetja për studentët nuk do të mbarojë me kaq

Sot do të miratojmë gjithashtu një tjetër premtim të rëndësishëm për studentët: Përmbushjen e një prej premtimeve kyçe, atë për bursa mobiliteti për studentët e nivelit bachelor,” shtoi Kurti.

More posts