Analisti i njohur Mentor Nazarko ka bërë një deklaratë tronditëse lidhur me konfliktet për pronat në Shqipëri, duke theksuar se rreth 12 mijë persona janë vrarë që prej vitit 1992 për çështje pronësore.
“Toka që ka marrë jetë! Analisti tregon shifrën e frikshme të vr*sjeve për pronat”

Sipas tij, ky është një nga problemet më të mëdha sociale dhe juridike që ka përballuar vendi në këto tri dekada tranzicioni.
Nazarko u shpreh në një emision televiziv, se kjo plagë e vjetër duhej të ishte kauza kryesore e forcave të djathta politike, të cilat historikisht kanë përfaqësuar ish-pronarët dhe të dëmtuarit nga shtetëzimet komuniste.
“Nëse Shqipëria do të kishte pasur një ligj të drejtë për kthimin dhe kompensimin e pronave, sot nuk do të kishim kaq shumë viktima dhe konflikte pa fund,” – tha Nazarko.
Ai theksoi se mungesa e drejtësisë, proceset e zvarritura gjyqësore dhe politikat e gabuara të qeverive ndër vite, kanë krijuar një ndjenjë të thellë padrejtësie dhe frustrimi social, që shpesh ka përfunduar në tragjedi.
“Konfliktet për pronat janë pasojë e një drejtësie të munguar. Kur shteti nuk vendos drejtësi, njerëzit marrin ligjin në dorë,” – përfundoi Nazarko.