Gjok Martini, një nga familjarët që ishte në gjyq me Gjon Shkamin për pronësinë e objektit në Shkodër, ka rrëfyer në Off The Record të gjithë kalvarin e përballjes së 30-familjeve në dyert e gjykatave.
Ish Deputeti mori 70 mije per letrat fallso, ja pse Gjon Shkambi nga Dukagjini doli pronar ne Shkoder

Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Shkodra i moshuar rrëfen se në momentin që do të privatizonin shtëpinë ka mësuar se atë e kishte privatizuar Shkëmbi, duke fajësuar për këtë gjë ish-kreun e bashkisë së asaj kohe, Lorenc Luka.
“Në kemi hyrë në 1992 në godinë me vendim të bashkisë. Me aktmarrëveshje dhe dokumentet që na i dha bashkia. I përfituam si të pastrehë. Konflikti ka nis në 2011 dhe një muaj para se ta privatizonim na thanë e privatizoi Gjon Shkëmbi. Hapëm gjyqin dhe të pesta na u bllokuan deri sa e privatizoi. I fituam gjyqet në Shkodër pasi nuk ka letra, i ka false nuk ka trashëgimi. Lorenc Luka ka lëshuar letra pa vendim të Këshillit të Bashkisë. I ka dhënë letra false dhe ka marrë 70 mijë euro për atë vërtetim. Ai nuk është pronar. Ka lindur në Dukagjin, nuk mund të jetë pronar në Shkodër. Kjo ka qenë shkollë shteti”, tha Martini në Off the Record
Gazetari Poli Hoxha denoncoi në Off the Record mungesën e sigurisë në gjykata ku shumë njerëz të rrezikshëm hyjnë e dalin çdo ditë në dyert e saj.
Hoxha shprehet se autori ishte me precedentë të mëparshëm për këtë ngjarje, pasi i kishte kërcënuar banorët e pallatit me kallashnikov.