Një video nga performanca e yllit botëror të muzikës pop, Dua Lipa, në Los Angeles, ka tronditur publikun dhe ka ndezur reagime të forta në rrjetet sociale.
Fansi prek Dua Lipën në mënyrë të papërshtatshme gjatë koncertit, pamjet shkaktojnë zemërim ( Video )

Pamjet, të cilat u bënë virale në pak orë, tregojnë këngëtaren teksa afrohet pranë publikut për të përshëndetur dhe për të bërë foto me fansat, por një burrë përfiton nga momenti dhe e prek atë në mënyrë të papërshtatshme,
Faleminderit që jeni këtu,” dëgjohet Dua teksa përqafoi burrin, por videoja tregon qartë se ai fillimisht i vendos dorën në shpinë, e më pas e lëviz më poshtë – në vithe.
Rojet e sigurisë reaguan menjëherë, duke ia larguar dorën dhe duke e mbrojtur këngëtaren.
Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të madhe në rrjetet sociale. Vajza që publikoi videon në platformën X (ish-Twitter) shkroi: