Seanca e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka vazhduar me shqyrtimin e raportit të autopsisë.
Pyetja e rëndë që Naim Murseli bëri në gjykatë

Më konkretisht hematoma e krijuar në dorën e saj të majtë, e cila sipas raportit të autopsisë është shkaktuar para vdekjes.
Për këtë çështje, me pyetje drejtuar mjekut ligjor Naim Uka ka vazhduar edhe i akuzuari Naim Murseli, ish-bashkëshorti i të ndjerës.
“Nuk besoj që një shenjë në dorë mund të shkaktohet nga dikush që nuk ka qenë fare prezent. Sipas prokurores, kam mbajtur bashkëshorten time për mos t’iu shmangur plumbit. A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur bashkëshorten në momentin e vrasjes?”, tha Naim Murseli.
“Mjeku ligjor nuk paragjykon pozita apo situata. Mjeku ligjor e ka obligim të bëjë karakteristikat e dëmtimeve trupore.”, u përgjigj Naim Uka.