Veliajn ia “lëshoi” drejtësisë? Rama i jep fund zërave nga “mediat kazan”: Në mënyrë brutale…

Rama ka folur dhe për zgjedhjet e parakoshme që do të zhvillohen në Bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm.

Shkarkimin e Veliajt shumë media “kazan” pranë PD-së e kanë konsideruar si “lëshim” që Rama i bëri Veliajt, por kreu i qeverisë ka sqaruar edhe një herë vendimin për të zgjvilluar zgjedhje të parakohshme në Tiranë.

Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës dhe disa bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiak. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tianë janë të jashtëzakoshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u cua në parabugim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarte që janë të dyshimta”, tha Rama.

More posts