Kandidatja e PS për kryetare të bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu ka deklaruar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Rama se “është thirrur në detyrë për një mision historik”.
Ogerta Manastirliu tregon si e priti familja lajmin e kandidimit për kryetare të bashkisë Tiranë: Çfarë më thanë bashkëshorti dhe dy vajzat

Sipas saj, rëndësi ka skuadra ku punon, pasi suksesi nuk është individual, por i përbashkët.
“Unë jam thirrur në detyre, është thirrje në detyrë për një mision historik. Nuk e shikoj si një detyrë të radhës, por e shikoj si një përgjegjësi tek e cila varet e ardhmja e qytetit.
Unë dashurohem me punën që bëj. Për mua nuk ka rëndësi posti, por kontributi për të bërë më të mirën.
Skuadra ka rëndësi, suksesi është i skuadrës dhe jo i njeriut. Është fiks si në sport, ka kush mbron, ka kush sulmon dhe secili duhet të jetë në pozicionin e vet”, deklaroi Manastirliu.