Deklaratë e prerë nga ish-banorja e Big Brother VIP për të dashurin: Kjo punë ka marrë fund…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Danja Koka, ish-banore e sezonit të katërt, ka folur për herë të parë hapur rreth marrëdhënies së saj me Redin — lidhje kjo që kishte tërhequr shumë vëmendje gjatë qëndrimit të tyre brenda formatit.

Në një intervistë për emisionin “Prive”, Danja rrëfeu se brenda shtëpisë nuk kishte dijeni për ndikimin e madh që lidhja e tyre kishte jashtë. Tani që është jashtë, ajo është më e hapur dhe nuk sheh arsye për ta fshehur.

“Unë brenda shtëpisë kam folur për Redin, por jashtë ishte bërë kaq e madhe dhe unë nuk e dija. Tani që jam jashtë, dua t’i them të gjithë: Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund,” tha ajo me sinqeritet.

Danja tregoi gjithashtu se Redi është shumë i përfshirë në jetën e saj dhe në projektet që ajo po ndërmerr pas daljes nga reality show.

“Ai është shumë i kujdesshëm ndaj meje dhe e kemi marrëdhënien shumë të rehatshme në këtë fazë,” shtoi ajo.

Gjatë edicionit të fundit të Big Brother VIP, lidhja e tyre ishte një ndër më të komentuarat, por disi e rezervuar. Tani, çifti duket se po e jeton raportin pa barrierë dhe presione publike, duke i dhënë rëndësi mbështetjes dhe bashkëpunimit në jetën e përditshme.

More posts