SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
SPAK publikon akuzat e rënda për Laert Haxhiun: vr*sje, tritol dhe h*kmarrje!

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar aktivitetin kriminal të këtij grupi, të përbërë nga Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.
Laert Haxhiu, i njohur si rivali i Aldo Bares, u arrestua në Greqi në maj të vitit 2024 dhe u ekstradua në Shqipëri më 3 korrik të po atij viti. Hetimet ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve vijuan pas ekstradimit.
Anëtarët e grupit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë:
Vrasje me paramendim, Shkatërrim prone me eksploziv, Vjedhje me armë, Sigurim kushtesh për vrasje, Vrasje për gjakmarrje.