Dy djemtë e ish-Miss Shqipërisë Valbona Selimllari, Deni (21 vjeç) dhe Kejni (18 vjeç), janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një incidenti të dhunshëm ndaj një efektivi të rendit.
“Kërc*nime e dëme në komisariat” – arrestohen djemtë e Valbona Selimllarit!

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur të rinjtë dyshohet se kanë goditur një punonjës policie “për shkak të detyrës”.
Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata kanë vijuar sjelljen agresive duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe kërcënuar efektivët e pranishëm.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç (…). Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.”