Sot pasdite, në rajonin e Malësisë së Madhe, janë regjistruar lëkundje të lehta tërmeti, të cilat kanë shqetësuar për pak momente banorët e zonës.
Tërmet në vendin tonë, ja ku ishte epiqendra

Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, tërmeti kishte një magnitudë prej 3.5 të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte afër 11 km në juglindje të qytetit të Shkodrës, në një zonë të njohur për aktivitetin sizmik.
Lëkundjet u ndjenë shume, megjithëse nuk ka pasur dëme të raportuara, ato kanë krijuar një periudhë shqetësimi për banorët.
Për fat të mirë, këto lëkundje, edhe pse të ndjeshme, kanë zgjatur vetëm 2-3 sekonda dhe nuk kanë shkaktuar dëme materiale ose njerëzore.
Lajmi ka arritur shpejt dhe ka qenë një temë e diskutimeve mes banorëve të Malësisë së Madhe, të cilët shpesh kanë qenë të ekspozuar ndaj aktiviteteve sizmike, por kanë treguar gjithmonë një reagim të mençur dhe të qetë për të përballuar situata të tilla.