VIP-at pe*dhosin veshjen mirditore në sfilatë, reagojnë qytetarët: Turp kombëtar!

Një debat i madh është ndezur pas një sfilate mode të zhvilluar së fundmi në Tiranë, ku disa të ashtuquajtur “VIP-a” shfaqën në pasarelë versione të transformuara të veshjes tradicionale mirditore. Ky veprim ka ngjallur indinjatë të madhe tek qytetarët e zonës së Mirditës, të cilët e konsiderojnë këtë si një përdhosje dhe keqpërdorim të trashëgimisë kulturore iliro-arbërore.

“Është e pafalshme mënyra fyese dhe e papërshtatshme se si është paraqitur veshja jonë. Kjo nuk është vetëm një pasuri kulturore, por edhe një simbol i qartë i identitetit historik dhe shpirtëror të krahinës sonë,” – shprehet një qytetar mirditor.

Sipas tij, veshja e gruas mirditore, e shpallur tashmë si “Kryevepër Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, kërkon mbrojtje dhe respekt, jo deformime për spektakël.

Ngjarja ka ndezur debate të forta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kërkojnë që figurat publike dhe organizatorët e eventeve të tregojnë më shumë kujdes dhe respekt ndaj trashëgimisë kombëtare, duke mos e përdorur atë në mënyrë të shtrembëruar apo për përfitime imazhi.

More posts