Do të bëhen të detyrueshme!”/ Rama gati për ndryshimin e madh në Shqipëri…

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga zjarret, apo krerët e bagëtive, do të dëmshpërblehen.

Rama njoftoi se sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore, do të sanksionohet edhe me ligj. Po ashtu shtoi se sa i përket zjarreve të vënë nga njerëzit, do të shtrëngohen masat ligjore.

Kush ka humbur banesa apo krerë bagëtish, të jenë të qetë sepse do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Të gjithë të mendojnë dhe të marrin masa për përfshirje në skemën e sigurimit të shtëpive për fatkeqësitë natyrore, do ta sanksionojmë edhe me ligj këtë. Edhe bizneset duhet të sigurohen, sepse ndryshimet e klimës po sjellin pranë pragut të shtëpisë, sfidat e fatkeqësive natyrore, përmbytjet dhe zjarret. Për zjarrvënësit do kemi një shtrëngim të ri ligjor”, tha Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se për sektorin e zjarrfikëses do të ketë një rritje page, pasi siç tha ai “jemi në borxh me ta” për punën që kanë bërë.

More posts