Të qeshura dhe përqafime, çfarë ndodhi pas kamerave në takimin e Ramës me Socialistët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për rreth 40 minuta strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të kryeqytetit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Takimi është zhvilluar në një nga hotelet në qender të Tiranës.

Mbledhja ka mbaruar rreth orës 19:40 dhe pas takimit janë vënë re fytyra të qeshura dhe përqafime ndërmjet ministrave dhe deputetëve të PS.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka zgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Belinda Balluku është caktuar si drejtuesja e fushatës së PS për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama ka mobilizuar po thuajse të gjithë ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste në mbështetje të Manastirliut.

More posts