Moderatori i njohur Enis Ujkani ka njoftuar publikisht largimin e tij nga Kosova, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti për gjendjen që e ka detyruar të marrë këtë vendim.
All*hu te m*llkofte Kryeminister! Gazetari i njohur shqiptar largohet nga vendi. Ben njoftimin dritherues

Në një reagim në rrjete sociale, ai shkroi: “Mirupafshim, Kosovë e dashur. Nuk e kisha menduar se do të duhej sërish të largohem në mërgim, por kur ke një udhëheqje që vendos pushtetin mbi mirëqenien e qytetarëve, i shkatërron bizneset, ndodhin gjëra të tilla.”
Ujkani ka pasur një betejë me shtetin për një kontratë shfrytëzimi hapësire, pasi Ministria e Tregtisë ia kishte marrë objektin ku funksiononte televizioni i tij, duke theksuar se ai ishte pronë publike.
Ky vendim, sipas tij, e paralizoi tërësisht punën dhe e detyroi televizionin të reduktohej në transmetimin e reprizave.
Duke shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta ndaj Kurtit, moderatori ka përdorur tone të ashpra: “Albin mashtruesi, psikopati, Allahu të poshtëroftë edhe më shumë, siç je duke u poshtëruar çdo ditë.”