Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është ndalur së fundmi tek çështja e pasurisë së saj dhe familjes. E ftuar në emisionin “Log”, Kryemadhi u pyet lidhur me pasurinë e saj, e cila theksoi se pasuria e vërtetë për të nuk janë paratë, por familja.
Jam e pasur…” – Monika Kryemadhi: Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kemi pasur prona me qira!

“Pasuria nuk janë paratë, pasuria për mua është familja. Sepse mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur dhe as e varfër”, u shpreh Kryemadhi, teksa më tej vijoi duke sqaruar të ardhurat e familjes së saj ndër vite.
Kryemadhi kujtoi periudhën që nga viti 1995, kur apartamenti i saj tek “Shallvaret” ishte dhënë me qira përmes kontratave të noterizuara dhe deri në vitin 2006, ku shtoi se prej 9 vitesh familje e saj kishte përfituar rreth 200 mijë dollarë vetëm nga qiratë e pronave.
Në vijim, Kryemadhi u ndal tek pretendimet e SPAK lidhur me shitjen e një apartamenti në Qerret, duke theksuar se gjithçka është deklaruar ligjërisht, ndonëse prokurorët sipas saj kanë “mbyllur sytë” dhe pretendojnë të kundërtën.
“Në 2002 kemi blerë një apartament në Qerret dhe ky apartament është shitur në 2006. Në dosjet e SPAK pretendohet se nuk e kam deklaruar, por unë dhe Ilir Meta e kemi bërë deklarimin në atë kohë. Shitja është regjistruar 300 mijë euro cash”, tha Kryemadhi, duke theksuar më tej se dokumentat e noterizuara dhe mandatet e tatimeve të bashkëlidhura me kontratat e qirasë janë prova të qarta të burimeve të pasurisë së familjes.