Kreu i qeverisë, Edi Rama, njoftoi këtë të premte krijimin e një agjencie të re kombëtare që do të merret me planifikimin urban dhe strehimin.
Banesa me çmime të arsyeshme? Qeveria krijon agjencinë kombëtare të strehimit

I pyetur mbi çmimet e larta të apartamenteve në kryeqytet, Rama theksoi se qeveria po punon për masa që të mundësojnë qytetarëve të blejnë banesa me çmime të arsyeshme.
“Po përgatisim krijimin e agjencisë kombëtare të planifikimit urban dhe strehimit, e cila do të trajtojë në mënyrë të re çështjen e strehimit, duke përfshirë strehimin social dhe iniciativat për të krijuar mundësi për apartamente me çmime të arsyeshme,” tha Rama.