Pamje ekskluzive: Vr*sësi i shokut në Babrru i qetë pas krimit(Video)

Janë publikuar pamjet e autorit të dyshuar për vrasjen e Hajdar Ismajlgecit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Babrru të Tiranës. Në video shihet Arlind Demushi, i larë në gjak dhe duke ecur i qetë në rrugë, ndërsa fliste në celular.

Sipas hetimeve, viktima dhe autori kishin konsumuar alkool së bashku në një lokal para konfliktit fatal. Demushi ka pranuar se e goditi Ismajlgecin me thikë pas një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta.

Në momentin e arrestimit në një banesë në Durrës, policia gjeti veshjet që kishte përdorur gjatë krimit. 38-vjeçari Demushi është me origjinë nga Tropoja.

More posts