Genc Maloku, babai i të ndjerit, Andi Maloku, shoferi që mbeti i vdekur në atentatin mafioz që iu bë ish prokurorit, Arjan Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit më 1 Nëntor 2019 ka dëshmuar në GJKKO.
Jam keq o bab, më kanë gjujt…’ Mes lotësh dhe dhimbjes, babai i Andi Malokut rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin!

Ai ka rrëfyer bisedën e fundit me të birin, teksa kujtoi se pas atentatit 26-vjeçari e telefonoi dhe i tha “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”.
Arjan Ndoj në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan)
Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.
Komunikova me djalin. Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jashtë.