Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi sot ashpër Edi Ramën, duke e akuzuar se në samitin e Bashkimit Politik të Europës ka përdorur procesin e paqes në Kaukaz për t’u tallur me presidentin e SHBA dhe për të bërë propagandë personale.
Berisha: Rama, klouni ndërkombëtar që tall presidentin e SHBA

“Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherazi edhe kloun ndërkombëtar,” – deklaroi Berisha.
Sipas tij, Rama ka tentuar të shfrytëzojë forumet ndërkombëtare për të përfaqësuar interesat e tij personale, duke e quajtur veprimin e tij një akt hipokrizie dhe i pakarakter.
Berisha citon edhe fjalimin e Ramës në Forumit të Bledit në Slloveni më 1 shtator 2025, duke e kritikuar për retorikën e tij: Rama, sipas Berishës, e paraqiti Europën si “kulturë paqeje” dhe u përpoq të relativizojë rolin e SHBA në proceset ndërkombëtare, duke i shpallur ato si shkaqe të tragjedive botërore si Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore.
Ish-kryeministri përfundoi duke theksuar se kjo është “shërbimi më i keq që Rama mund t’u bëjë shqiptarëve dhe Europës”, duke akuzuar kryeministrin për hipokrizi dhe manipulim politik.