Genci Maloku, babai i Andi Malokut, shoferit të vrarë në atentatin mafioz ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 1 Nëntor 2019 te mbikalimi i Shkozetit, dëshmoi sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
“Më kanë gjujt, o babë” – Babai i Andi Malokut rrëfen telefonatën e fundit me të birin para atentatit

Ai kujtoi telefonatën e fundit me djalin 26-vjeçar, i cili i kishte thënë:
“Jam keq o babë, më kanë gjujt.”
Genci tregoi se, fillimisht, kishte menduar se ishte shaka, por më pas kishte kuptuar seriozitetin e situatës. Ai u përpoq të komunikonte me të birin, i cili ndodhej me prokurorin Arjan Ndoja dhe një tjetër person të identifikuar si Rrumi.
“Pas atentatit, u takova me prokurorin që më erdhi te shtëpia, ndërsa Rrumi ishte ende në spital. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë,” – tha Maloku, duke treguar dhimbjen e tij të madhe për humbjen e birit.