Babai i viktimës përballet me porositësin: “Pse ma vrave djalin?”

Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i vrarë në atentatin ndaj Arjan Ndojt në Sukth, u përball sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda me Plaurent Dervishajn, të akuzuar si porositës i vrasjes.

Genci i kërkoi Dervishajt arsyen pse u vra djali i tij, ndërsa i akuzuari i sugjeroi që të takoheshin personalisht për të sqaruar situatën.

Nga dëshmia del tensioni mes tyre:

Genci Maloku: “Pse ma ke vrarë djalin? Çfarë të bëri?” Plaurent Dervishaj: “Hajde një ditë dhe ta sqaroj. A të ka përmendur Rrumi emrin tim?”

Genci pohoi se nuk dinte asgjë mbi motivet e vrasjes dhe se kishte bërë kallëzim në komisariat pas një mesazhi të dërguar në emër të Dervishajt.

More posts