Aksident tronditës! Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vd*kur

Një drejtues i panjohur i një automjeti me targa të Zagrebit, duke udhëtuar nga drejtimi i Rijekës drejt Senjit, humbi kontrollin mbi mjetin gjatë hyrjes në një kthesë për arsye ende të paqarta.

Automjeti devijoi djathtas, goditi dy shtylla mbrojtëse prej guri dhe vazhdoi lëvizjen jashtë rrugës, për t’u rrëzuar më pas në një humnerë 70 metra të thellë, duke përfunduar në det, raporton index.hr.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, humbën jetën katër persona – dy burra dhe dy gra. Trupat e viktimave u nxorën nga deti nga pjesëtarë të Shërbimit Malor të Shpëtimit të Kroacisë (HGSS), Stacioni në Gospiq, dhe u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Rijekë për autopsi dhe identifikim.

Në vendngjarje ndërhynë policia, ndihma e shpejtë dhe mjeku ligjor, ndërsa operacioni i shpëtimit përfundoi në orët e mbrëmjes. Policia konfirmoi se hetimet kriminalistike do të vazhdojnë për të zbuluar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të identifikuar viktimat.

More posts