Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat ku njoftoi hyrjen në fuqi të ligjit të ri për regjistrimin e hapësirave publike.
Nga sot, çdo metër katror rreth pallatit është publik – ja çfarë ndodh me pronarët

Ai theksoi se, deri më tani, hapësirat përreth pallateve apo bizneseve janë trajtuar shpesh si private, por tashmë ato konsiderohen pronë publike.
Sipas Ramës, kur ndërtohet një godinë mbi një pronë private, sipërfaqja që mbetet jashtë ndërtesës nuk i përket më individëve apo kompanive, por komunitetit.
“Nuk do të lejohet më ngritja e gardheve apo privatizimi i hapësirave të përbashkëta,” – deklaroi ai, duke shtuar se ky është një hap drejt rritjes së rendit urban dhe përdorimit të drejtë të hapësirave.